Site icon Lajmeria.info

Detajet e fundit për vrasjen në Sarandë: Ekzekutimi i pronarit të karburantit dhe kryetarit të shoqatës ‘Çamëria’

Policia ka publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen në Sarandë, ku u ekzekutua Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti dhe kryetar i shoqatës ‘Çamëria’ në degën e Sarandës.

Sherri nisi për motive të dobta në lokalin e karburantit, ku dyshohet se Lulëzim Tabaku ka vrarë me armë zjarri 66-vjeçarin Ismaili.

Një person tjetër gjithashtu u plagos gjatë konfliktit, por ende nuk është identifikuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me të përfshirët dhe të plagosurin.

Exit mobile version