Site icon Lajmeria.info

Detajet e fundit: Zjarri në Shkozet, Forcat Zjarrfikëse në Operacion Intensiv për Shuarjen e Flakëve

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e rënë në zonën e Shkozetit në Shqipëri.

Forcat zjarrfikëse prej 3 orësh po punojnë për shuarjen e flakëve teksa mësohet se është bërë e mundur vënia nën kontroll e situatës.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, MZSH.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Theksohet se përshkak të tymit, dy zjarrfikës kanë shfaqur probleme dhe janë transportuar në spital.

Ndërkohë vijon puna për shuarjen plotësisht të flakëve.

Azhornimi i situatës së zjarrit në zonën e Shkozetit vazhdon.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës po vijojnë prej më shumë se tre orësh operacionin intensiv për shuarjen e zjarrit të rënë në një magazinë në zonën e Shkozetit.

Në operacion janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH).

Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve.

Shkaqet e zjarrit do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet përgjegjëse.

Bashkia Durrës u uron zjarrfikseve të lënduar shërim sa më të shpejtë dhe shpreh mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij operacioni në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version