Inspektorati Qendror i Punës ka publikuar detaje në lidhje me vdekjen e një 62-vjeçari në Prizren, i cili dyshohet se ra nga kulmi i shtëpisë.
Sipas njoftimit, viktima nuk ishte punëtor dhe aksidenti ka ndodhur në një shtëpi private gjatë punimeve për renovimin e kulmit.
Vëllai i pronarit të shtëpisë ishte personi i cili humbi jetën, megjithëse nuk ishte pjesë e procesit të punës.
Inspektorati ka konstatuar se nuk kishte kontratë investitori-punëkryes dhe as marrëdhënie pune sipas ligjit.
