Diaspora në Zvicër është mobilizuar në mbështetje Vjosa Osmanit, kandidates së Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente.
Kosovarët atje kanë vendosur që në veturat e tyre të vendosin fotografinë e Osmanit, si bartëse e listës, por edhe të kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut, i cili është kandidat për kryeministër, raporton Klankosova.tv.
Pamjet e dërguara në redaksinë e Klan Kosovës mund t’i shihni më poshtë.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme mbahen të dielën, më 7 qershor.
