Site icon Lajmeria.info

Diego Simeone konfirmon mbajtjen e Julian Alvarezit te Atletico Madridi përkundër interesit të Barcelonës

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, përsëriti qëndrimin e klubit për ta mbajtur Julian Alvarezin pavarësisht interesit të madh të Barcelonës për transferimin e tij.

Barcelona ka treguar disa herë këtë verë se e do shumë transferimin e sulmuesit argjentinas, teksa ka bërë edhe një ofertë prej 100 milionë eurosh, e cila është refuzuar nga Atletico.

Drejtuesit e klubit nga Camp Nou po mendohen të ofrojnë rreth 120-130 milionë euro pasi dëshira e lojtarit është të transferohet te Barcelona, por Atletico nuk bindet. Është trajneri Simeone, i cili ka konfirmuar edhe një herë se klubi ka marrë një vendim dhe Alvarez do të mbetet te Atletico Madridi. ‘Situata është shumë e qartë, klubi mori një vendim që Miguel Angel e shpjegoi shumë mirë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Jemi shumë të lumtur me Julianin dhe nga një perspektivë sportive do ta ndihmojmë të vazhdojë të rritet, të vazhdojë të përmirësohet dhe të na kthejë atë që na ka dhënë në këto dy vjet, gjë që ishte një marrëveshje e shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Simeone.

Exit mobile version