Serbia vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës.
Që dhjetë vjet asnjë prej tyre nuk u bë polic ani se aplikuan nëpër krejt konkurset.
Në konkursin e vitit të kaluar, nga 44 vende të kërkuara për rajonin e Vranjës, asnjë nga rreth 30 aplikantë shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci nuk u pranua.
Të njëjtën problematikë e ngritën edhe përfaqësuesit shqiptarë në Medvegjë, ku nga 22 policë në vitin 2025, asnjë nuk ishte shqiptar.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se është në interes të institucioneve që në polici të ketë edhe shqiptarë dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera, por siç pretendoi ai “kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet e konkursit”.
Një pengesë tjetër me të cilën arsyetohet ministria që drejtohet nga Daçiqi është zotimi i gjuhës serbe.
Në anën tjetër, në Policinë e Kosovës, serbët përbëjnë rreth gjysmën e numrit të policëve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.
