Në shkollën ‘Skender Luarasi’, përgjegjësi i kësaj qendre, Hamdi Bytyqi, ka theksuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar pa probleme, me përgatitjet e duhura të bëra me kohë.
Organet e sigurisë kanë mbërritur me kohë në këtë qendër votimi ku pritet të votojnë rreth 8 mijë qytetarë.
