Site icon Lajmeria.info

Dita më e nxehtë e verës në Shqipëri: Temperaturat nisin rritjen deri në 42 gradë Celsius

Sot, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë të verës, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius në disa zona.

Sipas meteorologes Tanja Porja, mëngjesi ka filluar me një rritje prej rreth dy gradësh krahasuar me ditën e mëparshme.

Zonat malore filluan me temperatura nga 20 deri në 22 gradë, ndërsa në pjesën perëndimore të vendit temperaturat ishin shumë më të larta.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave në veri dhe verilindje, duke shtrirë më pas në zonat qendrore e juglindore, pa ndikuar ndjeshëm në uljen e temperaturave.

Temperaturat maksimale pritet të regjistrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit, si Shkodra me 39 gradë, Kopliku mbi 41 gradë, ndërsa Lezha, Durrësi dhe Velipoja pritet të arrijnë rreth 39 gradë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version