Site icon Lajmeria.info

Drama në Big Brother VIP Albania 4: G-Bani akuzon Jozi për lojë raciste

Drama në “Big Brother VIP Albania 4” duket se refuzon të mbyllet, dhe këtë herë zjarrit i ka hedhur benzinë vetë G-Bani.

Reperi nuk i ka kapërdirë ende inatet e vjetra dhe së fundmi, i ftuar në një podcast, ka bërë disa deklarata të bujshme që po xhirojnë kudo në rrjet.

Teksa po komentohej eksperienca e vitit të shkuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai e ngriti Jozin në piedestal duke e krahasuar me fenomenin më të madh të formateve, por thelbi i vërtetë i deklaratës ishte sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit dhe votave të publikut.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Duke mos u mjaftuar me aludime, reperi e tha troç dhe pa doreza mendimin e tij duke lëshuar akuza mjaft të rënda: “Jozi nuk u zu vëlla.

Jozi ishte i ëmbël.

Ishte Luizi i Big Brother VIP 4 por për arsye të votave të Kosovës karshi Gjestit që ia dhanë në mënyrë raciste, të paragjykuara, unë thoja se duhet ta marrë Danja.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Bëri një lojë shumë sublime.” Natyrisht, e gjithë kjo revoltë virtuale ka një prapaskenë shumë të hidhur që ndjekësit e rregullt e mbajnë mend mirë nga dinamikat e lojës.

Gjesti ishte pikërisht shkaktari kryesor që i nxori me “zarf të zi” nga gara G-Banin dhe Jozin, duke u prerë atyre papritur biletën e daljes dhe duke i ndalur në rrugëtimin e tyre drejt finales.

Ky episod vendimtar duket se ka lënë një plagë të hapur për reperin, dhe armiqësia mes djemve po vazhdon të mbahet e ndezur edhe sot e kësaj dite jashtë mureve të shtëpisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version