Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, po përgatitet të rikthehet në ringun e boksit në një prej skenave më të rëndësishme evropiane.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë disa fotografi ku shfaq fizikun e tij të stërvitur dhe në formë maksimale, tregues të punës intensive dhe disiplinës në palestër.
Me një mbishkrim të shkurtër por vendimtar, Driloni deklaron: ‘Jam gati’.
Driloni është plotësisht i përgatitur, fizikisht dhe psikologjikisht, për ndeshjen e madhe që do të zhvillohet më 11 korrik në ‘Porsche Arena’ në Stuttgart të Gjermanisë.
Fansat presin me padurim për këtë përballje titanësh, ndërsa ai tregon se synimet e tij kryesore rëndohen te triumfet në boksin profesionist.
Ndjekësit po numërojnë mbrapsht për natën e 11 korrikut.
