Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar se po e mban Kosovën peng dhe po bllokon funksionimin e institucioneve.
Selmanaj ka shkruar në Facebook, se gjatë kohës kur ishte zëvendëskryeministër, Vetëvendosja kishte bërë, sipas tij, gjithçka për ta sabotuar punën e Qeverisë.
Ai ka akuzuar Vetëvendosjen se në të kaluarën kishte shpifur, shpikur kauza dhe prodhuar kriza artificiale, ndërsa sot, sipas tij, pavarësisht se i ka votat dhe numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, po e bllokon procesin. “Kosova nuk ka nevojë për kriza të prodhuara politikisht, për arrogancë dhe për lojëra me institucionet.
Kosova ka nevojë për përgjegjësi, punë dhe respekt për vullnetin e qytetarëve.
Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur mundësinë ta dëshmojë veten në qeverisje.
Por ajo që ka treguar është se është kthyer në pengesë serioze për funksionimin e shtetit dhe të demokracisë.
Kosova meriton më shumë.
Shumë më shumë”.
