Kupa e Botës që do të zhvillohet së shpejti pritet të sjellë risi të shumta teknologjike, ku përdorimi i dronëve shpëtimtarë do të luajë rol kyç në shpëtimin e jetës së tifozëve në stadiume.
Dronët do të dërgojnë me shpejtësi pajisje mjekësore tek personat në nevojë në raste emergjence, duke reduktuar kohën e reagimit në situata kritike.
Kompania Motorola Solutions do të përgjegjëse për sistemin e sigurisë, i cili do të përdorë dronë të quajtur Guardian, të cilët mund të transportojnë pajisje të rëndësishme mjekësore edhe në zona të vështira për t’u arritur.
