Dua Lipa dhe Callum Turner do të martohen javën e ardhshme në një dasmë luksoze tre-ditore në Itali.
Këngëtarja 30-vjeçare, e cila konfirmoi fejesën e saj me Callumin, 36 vjeç në qershor të vitit të kaluar, pasi ai ‘u ul në gjunjë për një propozim romantik’ gjatë Krishtlindjeve.
Dita e madhe pritet të jetë një festë e mbushur me yje, me të ftuar që do të fluturojnë të enjten për tre ditë festimesh.
Miqtë e tyre të showbiz-it, përfshirë këngëtaret Charli XCX dhe Tove Lo, janë në listën e të ftuarve.
Thashethemet e fundit tregojnë se Elton John mund të performojë gjatë dasmës së tyre.
Një burim i brendshëm ka thënë: ‘Plani fillestar ishte për një martesë intime, por tani do të jetë një dasmë masive dhe luksoze që do të zgjasë tre ditë.’
