Site icon Lajmeria.info

Dua Lipa feston ditëlindjen me urimin e veçantë të babait të saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston ditëlindjen, ndërsa një urim të veçantë për të ka bërë babai i saj, Dukagjin Lipa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dukagjini ka shprehur dashurinë dhe krenarinë e tij për të bijën, duke e uruar për ditëlindje.

Në urimin e tij, të shkruar në anglisht, ai i ka thënë Duas se e do shumë dhe se është jashtëzakonisht krenar me të. “Gëzuar ditëlindjen, Dua.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty.

Uroj që dora e Zotit të jetë gjithmonë mbi ty dhe të të mbrojë nga çdo e keqe.

Uroj që dashuria që ua dhuron të gjithëve ne të jetë mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime!”, ka shkruar Lipa.

Ndërsa, krahas urimit, ai ka ndarë edhe disa fotografi të Duas, nga fëmijëria e saj e deri në ditët e sotme.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version