Site icon Lajmeria.info

Dukagjini regjistron fitoren e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës

Dukagjini ka siguruar fitoren e parë në edicionin e ri të Albi Mall Superligës së Kosovës, pasi në shtëpi mposhti Feronikelin ’74 me rezultat 1-0.

Ndeshja, e vlefshme për xhiron e dytë të kampionatit, u vendos nga një gol i Jeudi Stevenson në minutën e 18-të.

Sulmuesi i Dukagjinit u tregua i saktë në momentin e duhur, duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase, e cila më pas arriti ta ruajë avantazhin deri në fund të takimit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Feronikeli ’74 tentoi të reagojë pas golit të pranuar, por nuk arriti ta gjejë rrjetën dhe nga Klina u largua pa pikë.

Kjo ishte fitorja e parë e Dukagjinit në këtë edicion, pas barazimit 0-0 me Drenicën në xhiron hapëse të kampionatit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version