Në një aksident në Fier, dy automjete tip ‘Ford’ janë përplasur kokë më kokë, rezultojnë dy persona të plagosur.
Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për sigurimin e zonës dhe menaxhimin e trafikut.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
