Site icon Lajmeria

Dy ditë mshelë në hotel, pa takim me shpirt të gjallë: Gërvalla në ShBA s’un i bëri vetes vend kurrëqysh

Dimër vetmie të madhe del t’i ketë mçuar Donika Gërvallës: e mbyllur vetëm në dhomë hoteli, pa asnjë takim zyrtar – në Uashington.

Pa ndonjë agjendë, takim e aktivitet.

Thjesht del të ketë shkuar ‘mos po e sheh ndokënd’.

Kështu kupton gazeta Nacionale nga burime të mirëinformuara nga MPJD-ja rreth fatit të vizitës për-bash-kurrgjë-hiç të Donika Gërvallës.

Dhe, mu në hotelin ku po qëndronin masa e madhe e të ftuarve në ceremonitë përcjellëse të inaugurimit të Donald Trump si President të ShBA-së.

Zyrtarisht nga MPJD krejt çka mundën të na thonin ishte që “nuk mund t’ju tregojmë tash” kë e ka takuar, pse ka shkuar, sa ka shpenzuar, etj.

Me ç’ka kuptuar gazeta, Donika Gërvalla përveç që s’ka qenë e ftuar – s’ka mundur të takojë askënd as nëpër korridore të hoteli.

Hoteli: Waldorf Astoria në Uashington, D.C.

Çmimet e qëndrimit: mosvet.

Mbrëmë Gërvalla u lëshua në një sulm të madh ndaj medias “Klan Kosova” e cila raportoi se për dy netë në hotel shpenzoi 7 mijë euro dhe s’u prit nga askush.

U tha “mercenarë” gazetarëve – por, nuk i përgënjeshtroi as për atë nëse ka pasur ose jo takime, e as shifrën e paraqitur si shpenzim të saj.

 

Gjer më tash, Nacionale s’ka pranuar përgjigje nga MPJD, përveç asaj se “nuk mund të flasim tash”. Asnjë fotografi e vetme e Gërvallës me ndonjë shpirt të gjallë nga vizita e saj në ShBA nuk është dhënë.

Krejt çka është parë, është një foto që u publikua në Nacionale, ku ajo shihet në aeroport të Stambollit e kthyer nga Uashgintoni.

As sa ishte atje s’u bë e gjallë – s’e njoftoi udhëtimin e saj – përveç kur, gjatë kohës sa ishte atje, uroi në “X” Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, me fjalët “ne çmojmë qëndrimin tuaj ndaj Rusisë dhe Kinës”.

Kaq, del të ketë qenë angazhimi i Gërvallës me Administratën Trump: një urim çmues për qëndrimet e Rubios karshi agresorit rus dhe rivalit ekonomik të ShBA-së, Kinës.

Në Uashington në inaugurim Kosova ishte përfaqësuar nga një delegacion presidencial, mes tyresh ambasadori kosovar atje, Ilir Dugolli.

Aktiviteti, pjesëmarrja dhe takimet e tyre me zyrtarë amerikanë janë publike në uebsajtin e ambasadës, profilin presidencial dhe llogarinë e Dugollit në “X”.

Gërvalla, asgjë.

Kjo e fundit ka një historik sulmesh ndaj ShBA-së, prej barcoletës se “ShBA-ja është i vetmi vend demokratik, sepse s’ka ambasadë amerikane” e deri te sulmi ndaj Trump dhe Grenell kur në qeverinë amerikane më 2021 erdhi Joe Biden.

Por aty, ku mundi të paraqitej me zë e figurë u paraqit: nga Cyrihu ku po Vetëvendosja do të mbajë tubim zgjedhor me diasporën në ora 19:00 të mbrëmjes.

Exit mobile version