Dy këmbësorë janë goditur nga një veturë mbrëmjen e së dielës në Mitrovicën e Jugut, ndërsa njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm ‘Sami Haxhibeqiri’, Shpend Fazliu, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë pranuar në Shërbimin Emergjent rreth orës 21:00.
Ai njoftoi se njëri nga të lënduarit ka pësuar hemorragji në tru. ‘Ju konfirmojmë se rreth orës 21:00 dy raste janë sjellë në Shërbimin Emergjent si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar.
Pas ekzaminimeve mjekësore dhe CT-së, njëri në gjendje të rënduar si pasojë e gjakderdhjes në tru, është transferuar në QKUK.
Tjetri pas ndihmës është liruar në shtëpi!’, deklaroi Fazliu./Klankosova.tv
