Site icon Lajmeria.info

Dy persona arrestohen në Gorazhdec të Pejës për ndikim në procesin zgjedhor

Dy persona janë arrestuar në Gorazhdec të Pejës nën dyshimin se kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, duke i orientuar ata të votojnë për një subjekt politik serb.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor në vend.

Exit mobile version