Site icon Lajmeria.info

Dy zyrtarë policorë dyshohen për sulm ndaj njëri-tjetrit në Stacionin Policor Jugu të Prishtinës

Dy zyrtarë policorë dyshohen se kanë sulmuar njëri-tjetrin brenda Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

Kjo ngjarje mes tyre dyshohet se ka ndodhur pasi që ata janë përfshirë paraprakisht në një mosmarrëveshje.

Rastin e kanë konfirmuar për Klankosova.tv nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas IPK-së, dy policët dyshohen për veprën penale “Sulm”.

IPK-ja nuk ka bërë të ditur ende rrethanat që çuan në mosmarrëveshjen mes dy zyrtarëve policorë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sipas IPK-së, çdo veprim i zyrtarëve policorë që cenon integritetin policor apo ndikon negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version