Një rast i dyshuar vjedhjeje është raportuar në një lokal në Albi Mall në Prishtinë.
Sipas informacioneve të siguruara, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një nga pikat afariste të qendrës tregtare, ndërsa burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se materiali i incizuar nga kamerat e sigurisë është siguruar dhe tashmë u është dorëzuar organeve kompetente për trajtim të mëtejmë.
Po sipas të njëjtave burime, rasti është paraqitur edhe në polici dhe pritet që procedurat ligjore të vazhdojnë në përputhje me ligjin. Në këtë fazë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë të plotë publike lidhur me rastin.
Deri në një vendim zyrtar nga institucionet e drejtësisë, personi i përfshirë në këtë rast konsiderohet vetëm i dyshuar, ndërsa përgjegjësia penale mund të konstatohet vetëm nga organet kompetente pas përfundimit të procedurave përkatëse.
Rasti mbetet në trajtim.
