Një 55-vjeçar nga Elbasani është ndaluar nga policia, i dyshuar për ngacmim seksual.
Policia thekson se 55-vjeçari me profesion mësues, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës, ku ai jepte mësim.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rastin.
“Ndaluan me iniciativë shtetasin 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues”, njoftoi policia.