Drejtori Gjeneral i televizionit T7, Leonard Kerquki është deklaruar pas vendimit të VV-së që t’i bojkotojë mediumet T7, Dukagjini dhe Klan Kosova.
Kerquki thotë se sipas informacioneve të tij, VV ka vendosur ta bojkotojë edhe mediumin Kallxo.
Sipas Kerqukit, ky vendim i VV-së është “ikje nga ballafaqimi për qeverisjen 4-vjeçare”.
“Per mua, ky nuk eshte bojkot, por eshte ikje nga ballafaqimi per qeverisjen kater vjeçare”, ka shkruar Kerquki në Facebook.
Ai shton se ndihet “shumë i nderuar” për këtë bojkot.
“Personalisht, kur shoh se gazetaret me te mire dhe televizionet kryesore jane pjese e “listes se zeze” te Vetevendosjes, ndihem shume i nderuar nga ky bojkot”, ka shkruar Kerquki