Site icon Lajmeria.info

Ederson i Atalantas në vëmendje të Manchester United, bisedime të reja pritet të zhvillohen

Sipas një njoftimi të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, pritet që në ditët në vijim të nisin bisedimet për të ardhmen e mesfushorit të Atalantas, Ederson.

Manchester United po shqyrton mundësinë e transferimit të brazilianit për të forcuar mesfushën e tyre.

Përderisa nuk është prioritet kryesor, kontrata e tij që përfundon në vitin 2027 e bën atë një opsion tërheqës për Unitedin.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Atalanta kërkon 45 milionë euro për Ederson, ndërsa ai është i interesuar për një lëvizje në “Old Trafford”, pasi bisedimet me Atletico Madridin kanë dështuar.

Ederson preferon Unitedin ndaj klubeve tjera të interesuara, por ende mbetet për të parë nëse ekipi anglez do të plotësojë kërkesën e Atalantas.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version