Site icon Lajmeria.info

“Edi kundër Edit” Rama reagon ndaj gazetarit për marrëveshjen me Italinë: Citimi ishte mashtrues

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar të mërkurën ndaj një artikulli të publikuar nga Euractiv, i cili trajtonte deklaratat e ministrit të Jashtëm shqiptar për marrëveshjen e migracionit me Italinë.

Në një përgjigje publike, Rama i është drejtuar gazetarit Eddy Wax, duke hedhur poshtë interpretimin e bërë mbi deklaratat e përfaqësuesve shqiptarë dhe duke e cilësuar citimin e përdorur në media si “mjaftueshëm mashtrues” për t’u keqinterpretuar nga ata me interes ideologjik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

“E kuptoj plotësisht që është qesharake të krijosh një histori Edi kundër Eddy-t, por këtu nuk ka vend për këtë… citimi i reduktuar ishte mjaftueshëm mashtrues për këdo që ka një interes të brendshëm ideologjik ta përdorë atë,” shkruan Rama.

Ai shton se nuk ka asnjë qëllim polemizues dhe se “njëri Eddy duhet të bëjë çfarë të dojë, dhe tjetri Edi duhet të durojë atë që duhet”, duke theksuar se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë mbetet e pandryshuar.

“Në fund të fundit, mbetet e pandryshuar: atë që Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria,” vijon më tej kryeministri.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Reagimi vjen pas debatit të krijuar nga një intervistë e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili u shpreh se marrëveshja e migracionit Itali–Shqipëri nuk pritet të zgjatet pas vitit 2030, nëse Shqipëria bëhet anëtare e Bashkimit Europian deri atëherë.

Deklarata e Hoxhës u pasqyrua gjerësisht në median italiane dhe solli reagime nga zyrtarë në Romë, përfshirë ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, i cili u shpreh se “viti 2030 është shumë larg” dhe se fokusi duhet të jetë te angazhimet aktuale.

Ndërkohë, në debat është përfshirë edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila iu përgjigj më herët deklarimeve të Ramës me një “Grazie Edi”. /Euronews.al/

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version