Site icon Lajmeria.info

Edi Rama: Aftësia për t’u hapur ndaj njerëzve, sekreti i fitores së Partisë Socialiste

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në Tiranë, u shpreh se arsyeja e fitoreve të kësaj partie është aftësia e saj për t’u hapur te njerëzit.

Ai u kërkoi socialistëve të mos humbasin lidhjen me njerëzit.

Rama theksoi se patronazhistët e PS janë ata që garantojnë lidhjen me njerëzit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai veçoi aftësitë unike të Partisë Socialiste në krahasim me partitë e tjera.

PS nuk doli si produkt i një krenarie për atë çfarë linte pas, por doli si produkt i një reflektimi për të ardhmen.

Edi Rama vlerësoi thellësinë e ADN-së së PS dhe diferencat që e bëjnë atë një subjekt unik në skenën politike shqiptare.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version