Site icon Lajmeria.info

Edona Llalloshi zbulon një projekt emocional për mërgimtarët

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi ka ndarë një moment të veçantë nga studio muzikore, duke treguar se është duke përgatitur një projekt të posaçëm për mërgimtarët. ‘Një dedikim i bukur për mërgimtarët’, shkruan ajo në InstaStory, duke etiketuar edhe Afnim Macula.

Në videon e publikuar, Edona shfaqet e emocionuar dhe e plotë energji gjatë regjistrimeve në studio, duke lënë qartë se ky projekt do të sjellë një mesazh emocional për shqiptarët që jetojnë larg vendit.

Postimi ka nxitur një interesim të madh te ndjekësit e këngëtares, të cilët presin me padurim publikimin e këngës.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version