Site icon Lajmeria.info

Efektet negative të përdorimit të ekraneve te foshnjat dhe fëmijët e vegjël: Studim i ri zbulon shqetësime

Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën moshën dy vjeç përdorin ekrane, disa prej tyre shikojnë pajisje deri në tetë orë në ditë, paralajmëruan studiuesit.

Përveç kësaj, foshnjat dhe fëmijët e vegjël nën dy vjeç tani po përdorin ekrane në nivele që tejkalojnë shumë këshillat shëndetësore.

Shkencëtarët shqyrtojnë lidhjen e përdorimit të ekranit me probleme si obeziteti, vështirësitë në sjellje, vonesat në zhvillimin e folës, si dhe sfidat në formimin e miqësive.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prindërit shprehin shqetësim për këtë situatë, megjithatë shumica prej tyre nuk janë të informuar për kohën e duhur para ekranit për fëmijët.

Studimi i ri, i realizuar nga Fondacioni 1001 Critical Days, tregon se kjo situatë po shkakton ndryshime në mënyrën se si fëmijët zhvillohen dhe komunikojnë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version