Site icon Lajmeria.info

Egzon Bejtullai operohet me sukses pas lëndimit të gjurit: Situata e tij në futbollin kosovar

Mbrojtësi i Egzon Bejtullai ka kryer me sukses operimin pas lëndimit të rëndë të pësuar në ligamentet e gjurit gjatë ndeshjes mes Dritës dhe Ballkanit.

Bejtullai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas disa ditësh trajtimi dhe terapie, ndërsa sipas raportit mjekësor operacioni ka rezultuar i suksesshëm.

Tani ai pritet të fillojë fazën e rikuperimit dhe rehabilitimit. 32-vjeçari mbetet futbollist i lirë nga data 30 qershor, kur i skadon kontrata me Dritën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, pavarësisht lëndimit, interesimi për të mbetet i lartë, pasi disa skuadra nga Kosova dhe jashtë saj po e monitorojnë situatën e tij, duke vlerësuar kontributin e tij të deritanishëm dhe eksperiencën në futbollin kosovar.

Edhe Drita gjithashtu synon ta ndalë mbrojtësin tetovar në radhët e veta.

Bejtullai ka qenë një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të Dritës në sezonet e fundit, duke ndihmuar klubin në fitimin e dy titujve kampion dhe duke qenë pjesë kyçe e suksesit të skuadrës ku u futën në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version