Site icon Lajmeria.info

Ehat Miftaraj: Albin Kurti po keqpërdor pozitën zyrtare me emërimin e zëvendësministrave të rinj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e keqpërdor pozitën zyrtare përmes emërimit të zëvendësministrave të rinj, duke u bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime.

Sipas tij, emërimet e reja në një qeveri me mandat të kufizuar janë të pajustifikueshme, pasi me formimin e qeverisë së re do të emërohet një kabinet i ri dhe do të nxirren vendime të reja për funksionarët qeveritarë. ‘Është e pakuptimtë të emërohen ministra apo zëvendësministra të rinj kur dihet se me krijimin e qeverisë së re do të ketë emërime të reja.

Këto pozita mund të zgjasin vetëm disa javë,’ u shpreh ai mbrëmë në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Miftaraj theksoi se një qeveri në detyrë ka mandat të kufizuar, i cili, sipas tij, duhet të shërbejë vetëm për administrimin e çështjeve të domosdoshme dhe jo për marrjen e vendimeve që tejkalojnë këtë mandat.

Exit mobile version