Grupet e KFOR-it finlandez, Policia e Kosovës dhe njësiti për deminim i FSK-së kanë zbuluar një mjet shpërthyes në Prishtinën e Re.
Gjatë gërmimeve, u dyshua për një mjet shpërthyes, duke çuar në veprime të menjëhershme për sigurinë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ka sjellë detaje rreth këtij rasti duke konfirmuar se mjeti dyshohet të jetë një raketë e NATO-s e përdorur gjatë konfliktit të kaluar.
Raketa ka një vlerë prej rreth 200 mijë dollarësh dhe është përdorur për sulme ndaj mbrojtjeve ajrore dhe antenave.
