Connect with us

Hi, what are you looking for?

Politikë

Ekskluzive: Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?

Gazeta Express e ka siguruar një letër që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ia ka derguar Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, me të cilën e fton për konsultime para konstitumit të paralamentit.

Nuk dihet nëse të njejten letër ua ka dërguar edhe partive tjera. Gazeta Express nuk ka arritur ende ta konfirmojë këtë.Kurti i ka kërkuar Abdixhikut takim këtë javë, duke ia ofruar dy ditë dhe tri orare të ndryshme si opsione për takimin.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.

Kurti shkruan në fund se e “mirëpret” përgjigjen e Abdixhikut për këtë takim.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar më herët Kurti.

A po leviz Kurti nga pozicioni i ngurtë se s’ka koalicion me partitë opozitare?

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile