Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë ka bërë përgaditjet për tu futur në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo parti shprehet shumë optimiste që përveç rritjes së votës, do të del e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gazeta Momenti, brenda LDK-së, ka mësuar disa nga emrat e ministrave, në rast se kjo parti fiton zgjedhjet.
Sipas burimeve të Gazeta Momenti, brenda LDK-së, në kabinetin e Lumir Abdixhikut si kryeministër, do të ketë emra të rinj në dikasteret udhëheqëse.
Deri më tani, i vetmi emër që ka deklaruar publikisht se garon për të qenë më pas ministre, është Jehona Lushaku-Sadriu, aktualisht drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, e cila ka deklaruar se do të jetë ministre e arsimit në Qeverinë e ardhshme.
Nëse fiton LDK, këta do të jenë ministrat e Qeverisë:
Lumir Abdixhiku – Kryeministër
Doarsa Kica-Xhelili – Ministre e Jashtme dhe Diasporës
Jehona Lushaku-Sadriu – Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Kujtim Shala – Ministër i Kulturës
Berat Rukiqi – Ministër i Industrisë dhe Tregtisë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lutfi Haziri – Ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër i parë
Visar Azemi – Ministër i Drejtësisë
Hykmete Bajrami – Ministre e Finanancave, Punës dhe Transfereve
Avdullah Hoti- Ministër i Ekonomisë
Ekrem Hyseni – Ministër i Shëndetësisë
Xhafer Tahiri – Ministër i Pushtetit Lokal
Fadil Aliu – Ministër i Infrastrukturës