Site icon Lajmeria.info

Eksperti i sigurisë komenton plagosjen e katërfishtë në Podujevë: Situata e sigurisë po degradon

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, e ka komentuar plagosjen e katërfishtë që ndodhi dje në qendër të Podujevës.

Elezi u shpreh i shokuar nga rasti, dhe tha se situata e sigurisë në Kosovës është duke degraduar. ‘Ajo që kemi pa në Podujevë është vërtetë shumë shokuese për arsye se çdo ditë e më shumë jemi duke parë se si po degradon siguria në Kosovë.

Një çështje të cilën e kemi diskutuar edhe më parë, duke treguar që ky problem po del të jetë shumë serioz,’ u shpreh ai në Orën 7 të Klan Kosovës. ‘Ajo çka na shkon ndërmend është se çfarë realisht ne si shoqëri jemi duke përjetuar, apo mund të themi më mirë, çka është duke ndodhur saktësisht me shoqërinë tonë sa u përket çështjeve të sigurisë.’

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version