Site icon Lajmeria.info

Ekspozita e Fotografive nga Nick Sidle: Një retrospektivë e Kosovës në viteve 2000-2001

E organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me organizatën Heartstone, ekspozita paraqet fotografi të realizuara gjatë viteve 2000-2001 nga fotografi dokumentar britanik Nick Sidle.

Përmes objektivit të tij dokumentohen jo vetëm aktivitetet e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, por edhe përditshmëria, sfidat dhe shpresat e qytetarëve të Kosovës në periudhën e rindërtimit të vendit.

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord Robertson, kishte ndihmuar në sigurimin e qasjes dhe organizimin e ekspozitës në fillim të viteve 2000-2001 si dhe në të gjitha prezantimet gjatë periudhës së 25-vjetorit të KFOR-it në Kosovë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai tha se çlirimi i Kosovës ishte ndër ditët më të lumtura të jetës së tij.

Ekspozita është frymëzuese, edukative dhe historike, duke ofruar mësime të vlefshme për të gjithë vizitorët.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version