Site icon Lajmeria.info

Ekstradimi i shtetasit kosovar nga Zvicra në Kosovë për vjedhje të rëndë

Një shtetas kosovar i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, njoftoi Policia e Kosovës.

Sipas policisë, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar më 4 gusht ekstradimin e personit me inicialet K.B.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane, pasi ndaj tij ishte lëshuar letërreshtim ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version