Site icon Lajmeria.info

Eli Malaj shqetëson fansat me një postim nga spitali: ‘Gjendja ime shëndetësore u përkeqësua’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Malaj, ka shqetësuar fansat e saj pasi ka publikuar një fotografi nga spitali, ku shihet duke marrë trajtim mjekësor me oksigjen.

Përmes një postimi në facebook, Malaj u ka kërkuar falje të gjithë të pranishmëve në lokalin ku ishte e ftuar për të performuar, duke shpjeguar se gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe temperaturave të larta. ‘Ju kërkoj ndjesë publikut të sotëm që ndodheshin te Patalathe Club, po ashtu edhe stafit, për gjendjen time (probleme me rrugët e frymëmarrjes) dhe temperaturën e lartë.

Nuk e kam në dorë shëndetin dhe më vjen shumë keq që ju lash ashtu.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Uroj të më kuptoni dhe ju falënderoj shumë.

Ndjesë edhe një herë’, ka shkruar Malaj.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version