Elijona, ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova 4’, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit për ardhurat e saj nga reklamat në Instagram.
Ajo hedh poshtë pretendimet se për një postim reklamues paguhet 7 mijë e 500 euro, duke i cilësuar këto shifra si të pavërteta në tregun e Kosovës. ‘Rroga mesatare në Kosovë është 400-500 euro, kështu që nuk është e mundur të paguhet kaq shumë për një postim.
Janë çmime jo reale dhe nuk përkojnë me realitetin lokal’, tha ajo.
Elijona shtoi se bizneset lokale nuk kanë fuqinë blerëse për të paguar shuma të tilla nga reklamat në Instagram.
