Connect with us

Lajme

Elmi Reçica publikon pamje ku pretendohet se po manipulohet vota e mërgatës

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, ka publikuar një video ku siç pretendohet shihen persona duke manipuluar votat e mërgatës.

Reçica në postimin e tij në Facebook tha se kjo është një goditje e çdo qytetari për votë të ndershme, transmeton lajmi.net.

“Pamjet e publikuara ku shihen persona duke manipuluar votat e mërgatës janë një goditje në të drejtën e çdo qytetari për një votë të ndershme.

Institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë, të identifikojnë përgjegjësit dhe të sigurojnë se manipulimi i votës nuk do të tolerohet.

Advertisement

Vota është e shenjtë, dhe çdo përpjekje për ta deformuar atë është tradhti ndaj qytetarëve dhe perspektivës së vendit tonë”.

Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare në territorin e Kosovës mbahen me 9 shkurt.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend