Connect with us

Botë

Elon Musk sulmon presidentin Biden për medaljen e lartë që i dha George Soros

Presidenti Joe Biden u dha të shtunën Medaljen Presidenciale të Lirisë 19 personaliteteve të politikës, sporteve, industrisë së argëtimit, grupeve të të drejtave civile, aktivistëve për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe të shkencave.

Mes atyre që morën medaljen më të lartë civile në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë ishin edhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton si dhe filantropi demokrat George Soros.

Shtëpia e Bardhë tha se të dekoruarit kanë dhënë “kontribut shembullor për begatinë, vlerat dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen ndërkombëtare dhe përpjekje të tjera domethënëse shoqërore, publike dhe private”.

Advertisement

Por miliarderi Elon Musk, një aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur Donald Trump, ka kritikuar vendimin e Presidentit Joe Biden për t’i dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë filantropit miliarder George Soros.

Me anë të memeje ironike, Musk ka shprehur mosmiratimin e tij për marrjen e titullit prestigjioz nga Soros.

Përplasja mes Soros dhe Musk ka nisur pasi ky i fundit bleu rrjetin social Twitter.

Advertisement

Grupe të financuara nga miliarderi hungarez George Soros patën bërë thirrje disa prej kompanive më të të mëdha në glob që të hiqnin dorë nga Twitter kur në krye të platformës erdhi Elon Musk.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend