Site icon Lajmeria

Eman Rrahmani nga ceremonia e inagurimit të Trump: Kauza jonë vetëm dy gjini, femër dhe mashkull

Eman Rrahmani, përfaqësues i Koalicionit për Familjen, ka shprehur nderimin e tij për pjesëmarrjen në ceremoninë madhështore të marrjes së detyrës nga Presidenti Donald Trump, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti historik.

Rrahmani theksoi se kjo ceremoni ishte një atmosferë e jashtëzakonshme dhe një ngjarje e paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Ai ka nënvizuar gjithashtu angazhimin e Koalicionit për Familjen për të mbrojtur vlerat dhe parimet që ndihmojnë në forcimin e lidhjeve me aleatin më të madh të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“NGA CEREMONIA E MARRJES SË DETYRËS NGA PRESIDENTI TRUMP – Kauza Jonë: ‘Mashkull dhe femër’, vetëm dy gjini, PIKË,” ka shkruar Rrahmani në postimin e tij, duke theksuar se familia, tradita dhe vlerat konservatore janë themeli i veprimtarisë së tij dhe të Koalicionit për Familjen.

Ai e konsideron këtë ngjarje një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e organizatës për të mbrojtur identitetin dhe të ardhmen e kombit tonë, duke synuar të ruajë vlerat e rëndësishme që përbëjnë shtyllat e shoqërisë.

Exit mobile version