Site icon Lajmeria.info

Emocionet dhe Dashuria e Gjestit në Koncertin e Tij në Pejë

Një moment plot emocione ka shënuar performancën e Gjestit mbrëmë në Pejë, qytetin e tij të lindjes.

Mes publikut të shumtë, një djalosh – fans i zjarrtë i artistit – tërhoqi vëmendjen me dashurinë dhe emocionet që tregoi për të.

Gjesti vendosi ta ftonte në skenë, duke krijuar një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes.

Advertisement. Scroll to continue reading.

I prekur nga pritja dhe dashuria që mori në qytetin e tij, artisti u shpreh: “Jam shumë krenar me dashurinë që marr.” Por surpriza për fansin e vogël nuk përfundoi aty.

Gjesti hoqi njërin prej byzylykëve të tij dhe ia dhuroi djaloshit si kujtim, përpara se të dy të përqafoheshin mes duartrokitjeve të publikut.

Pamjet e momentit kanë marrë vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë vlerësuar gjestin e artistit ndaj fansit të tij të vogël.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version