Këngëtarja Enca ka ndarë një foto të re në Instagram me përshkrimin “Ne habitatin tim natyral”, por vëmendjen e ka tërhequr etiketa “AI info” që shfaqet mbi postim.
Kjo etiketë vendoset nga Instagram kur një foto është krijuar ose modifikuar me inteligjencë artificiale, duke ngritur pikëpyetje mbi sa “natyrale” është pamja në imazh.
Aty vihen re detaje që duken të retushuara, si lëkura shumë e lëmuar, ndriçimi perfekt dhe efektet vizuale që japin pamje jo krejtësisht reale.
Megjithatë, etiketa “AI info” nuk do të thotë domosdoshmërisht se fotoja është plotësisht e krijuar me AI, por mund të tregojë përdorim filtrash apo editime me inteligjencë artificiale.
