Site icon Lajmeria.info

Endrick pret të rikthehet te Real Madridi: Mourinho mund të jetë zgjedhja e tij

Endrick mezi pret të kthehet te Real Madridi, me shpresën se do të arrijë të bindë trajnerin e ardhshëm të ekipit – dhe sipas raportimeve, një nga emrat që përmendet është Jose Mourinho.

Sulmuesi brazilian i tha lamtumirë këtë të diel Olympique Lyonit, ku e kaloi gjysmën e dytë të sezonit si i huazuar, dhe tani synimi i tij është të ketë më në fund sukses në klubin që e solli në Evropë.

Endrick nuk ishte në planet e Xabi Alonsos, pasi në pjesën e parë të sezonit luajti vetëm tre ndeshje gjithsej (një në La Liga, një në Copa del Rey dhe një në Ligën e Kampionëve).

Advertisement. Scroll to continue reading.

Edhe vetë lojtari e pranoi huazimin, duke pasur parasysh se ishte vit i Kupës së Botës dhe koha e lojës konsiderohej vendimtare për t’u futur në listën e Brazilit.

Tani, me këto shifra, dëshira e Endrickut është të qëndrojë te Real Madridi, por vendimi final do t’i takojë trajnerit të ri.

Nëse Mourinho konfirmohet si trajner i ardhshëm, portugezi do të duhet të vendosë se çfarë roli do të ketë braziliani, i cili besohet se mund të jetë një armë e vlefshme nga stoli.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Endrick është i vendosur të provojë veten në “Santiago Bernabéu” dhe të justifikojë pritjet si një prej talenteve më të mëdha që erdhi nga Brazili.

Ai do t’i mbushë 20 vjeç në korrik dhe, sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg është 35 milionë euro.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version