Site icon Lajmeria.info

Engjëllusha Salihu zbulon surprizën: Do të bëhet nënë!

Pas paralajmërimit që bëri mëngjesin e sotëm, duke i lënë të gjithë në pritje, Engjëllusha Salihu e zbuloi më në fund surprizën në orën 15:00.

Këngëtarja ka konfirmuar atë që përflitej në heshtje prej disa kohësh: ajo po bëhet nënë.

Për ta dhënë këtë lajm, Engjëllusha zgjodhi mënyrën më origjinale përmes publikimit të projektit të saj të ri muzikor, i cili mban titullin kuptimplotë, “Pritje e ëmbël”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version