Site icon Lajmeria.info

Ermal Krasniqi rikthehet te Sparta e Pragës, Legia e Varshavës nuk e aktivizon klauzolën e blerjes

Klubi polak Legia e Varshavës ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes për sulmuesin Ermal Krasniqi.

Ish ylli i Ballkanit i ishte bashkuar skuadrës polake deri në fundin e sezonit, ndërsa tani do të rikthehet te Sparta e Pragës.

Legia përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se sapo të mbyllet ky sezon, Krasniqi do të rikthehet në Çeki. “Ermal Krasniqi po largohet nga Legia e Varshavës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kosovari pasi të përfundojë sezoni 2025/26 do ta përfundojë huazimin nga Sparta Praga, andaj po largohet nga klubi”. “Ermal faleminderit dhe shumë fat në karrierë për fazën e mbetur të karrierës”, shkroi ndër të tjera klubi polak.

Exit mobile version