Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fajësoj Qeverinë për aksidentin në Vushtrri, kandidatja e LDK-së fshinë postimin në Facebook

Një aksident përgjatë ditës së hënë ka ndodhur në Vushtrri mes tri veturave, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lidhur me këtë ka shkruar kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Rrezarta Krasniqi, e cila ka fajësuar Qeverinë Kurti për mosfunksionalizim të semaforëve në komunën e Vushtrrisë.

“Aksidenti i sotëm në Vushtrri tregon qartë dështimin e Qeverisë Kurti, e cila s’është në gjendje të funksionalizojë as disa semaforë që janë të domosdoshëm për sigurinë e qytetarëve!“, ka thënë ajo.

“Lutemi për shëndetin dhe shërimin sa më të shpejtë të të aksidentuarve. Jeta e çdo qytetari është e shenjtë dhe duhet të jetë prioritet i çdo qeverie!

Prandaj ndryshimi është jetik, për ta shtuar sigurinë dhe për ta kthyer shpresën“.

Por më pas kandidatja për deputete nga LDK e ka fshirë postimin nga profili i saj në Facebook.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Subscribe for notification