Futbolli shqiptar dhe ai kosovar janë nën tronditje pas humbjes së Fatjon Bunjakut, futbollistit të Elbasanit, në një aksident automobilistik në aksin Prishtinë – Mitrovicë.
Postimi i tij i fundit në rrjetet sociale përmbante një mesazh shpresëplot dhe falënderues për tifozët, por tani kjo fjalë merr një kuptim tjetër.
Bunjaku ishte pjesë e suksesshme e Elbasanit dhe e kombëtares së Kosovës U19 dhe U21.
