Partia e Fatmir Limajt, ka mbajtur primatin si partia e parë në Malishevë.
NISMA ka dalur e para, duke rikthyer besimin e duke u bërë si forca e parë politike në këtë qytet edhe në zgjedhjet qendrore.
Postimi i plotë i Fatmir Limajt, kreu i Nismës Socialdemokrate:
Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare.
Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën.
Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate.
Faleminderit nga zemra Malisheva ime! Faleminderit nga zemra secilit qytetarë të Kosovës që na votuan sot.
FL
