Vetëm një ditë para 1 qershorit, fëmijët u bënë qendra e një tubimi të Vetëvendosjes, jo për detyrat e tyre, por për të bërë fushatë.
Kjo shkaktoi reagime të shumta nga shoqëria civile, duke përfunduar me një padi në PZAP.
Në Diten e Fëmijëve, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka depozituar një kallëzim duke kundërshtuar veprimin e VV-së.
Koalicioni i Mbrojtjes së Fëmijëve, KOMF, ka shprehur pakënaqësinë e tyre, duke theksuar se aktivitetet e tilla cenojnë mirëqenien e fëmijëve dhe nuk janë në interesin e tyre.
